Brickos

Ahmetaj: Fajon dhe Lunaçek kanë dhënë sinjale se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave

Ahmetaj: Agjenda evropiane do të jetë prioritet edhe për qeverinë e ardhshme të Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka thënë se agjenda evropiane do të jetë prioritet edhe për qeverinë e ardhshme të Kosovës. Ajo ka shtuar më tutje se në procesin integrues, prioritetet kryesore të Qeverisë së re do të jenë liberalizimi i vizave, implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, aprovimi nga ana e Kuvendit për Fondin IPA 2016, qasja e Kosovës në programet e Bashkimit Evropian dhe Reforma për Agjendën Evropiane.  Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka shprehur optimizëm se obligimet që ka Kosova në aspektin integrues, ku bën pjesë edhe liberalizimi i vizave, të përmbushen këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …