Shpend Ahmeti

Ahmeti: Disa palo-medie pro-qeveritare kanë tejkaluar çdo kufi të njerëzores, normales e çfarëdo vlere tjetër

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur sot lidhur me përplasjen e djeshme të Albulena Haxhiut, duke sqaruar se  lëndimi i saj në kokë u kap nga kamerat dje në hollin e Kuvendit. “Për ta arsyetuar këtë veprim të ligë, pushteti ka vënë  në funksion të gjitha mjetet agjituese propaganduese dhe policore për ta karakterizuar Albulenën si super terroriste. Gjatë kontrollit mjekësor në QKUK,  20 policë i qëndronin mbi kokë mjekëve kundër çfarëdo standardi njerëzor. Edhe sot në neurokirurgji, dhjetëra policë nuk lënë as familjen ta sheh”, ka shkruar Ahmeti. “Por më e ulëta prej të gjithave janë raportimet e disa medieve që mua më vjen turp t’i përmendi. Në ato storie është publikuar një rentgen i rrejshëm. Këto raportime kanë tejkaluar çdo kufi të njerëzores, normales e çfarëdo vlere tjetër që tentojmë të ndërtojmë si shoqëri. Folni! Mos heshtni! Qytetarë e analistë! Neutralë e të anshëm. Asociacione të gazetarëve, KLMDNJ e shoqata të tjera. Flisni, se nesër bëhet vonë”, ka thënë Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …