Ahmeti priti një delegacion të deputetëve serbë

Ahmeti priti një delegacion të deputetëve serbë

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim një delegacion të deputetëve serbë. Në këtë takim, deputetët serbë u interesuan për gjendjen e përgjithshme në komunën e Prishtinës, me theks të veçantë për qytetarët serbë. Kryetari, Ahmeti foli edhe për tregun e prodhimeve vendore si një projekt i rëndësishëm i integrimit ku përmes mundësisë për fermerët të të gjitha nacionaliteteve të shesin në tregjet e Prishtinës do të ndërtohet edhe një urë ekonomike në mes të komuniteteve. Në vazhdim, deputetët serbë shprehën shqetësimin për gjendjen ekzistuese dhe statusin e ardhshëm të Kishës Ortodokse Serbe. “Komuna e Prishtinës çdo ndërtim në Prishtinë e trajton sipas ligjeve në fuqi prandaj edhe ka bërë thirrje që të paraqitet i gjithë dokumentacioni ekzistues në Komunë për ta trajtuar më tutje.  Çështja e pronësisë së tokës, destinimit të saj dhe çështje të tjera të lirive fetare janë përgjegjësi të institucioneve të tjera relevante në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …