Brickos

Ahmeti: Shtetet po garojnë për të zënë urdhëresat e vaksinave, Kosova duhet t'i porositë dy milionë vaksina kundër COVID-19

Ahmeti: Shtetet po garojnë për të zënë urdhëresat e vaksinave, Kosova duhet t’i porositë dy milionë vaksina kundër COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet të interesohet për porositjen e  dy milionë vaksinave kundër koronavirusit. Ahmeti, përmes një postimi, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milionë vaksina, kurse Shtetet e Bashkuara 100 milionë vaksina. “Shtetet po garojnë për të zënë urdhëresat e vaksinave të para që mund të paraqiten shtator/tetor në mënyrë që të reduktojnë humbjet ekonomike. Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milion vaksina nga prodhuesit potencial dhe nga prodhuesi Valneva edhe 40 milion të tjera në qoftë se vaksina tregohet e suksesshme. MB i ka 67 milion banorë.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë porositur 100 milion vaksina nga Pfizer për 1.95 miliardë USD, dhe në marrëveshje parashihet që ShBA -të kanë mundësinë të blejnë edhe 500 milion doza të tjera. ShBA kanë 330 milion banorë”, ka shkruar Ahmeti. Ai thotë se Kosova nuk mund të garojë me shtete të mëdha, mirëpo duhet të porositen 2 milionë vaksina.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …