Aida Dërguti: Kurti mashtron opinionin publik për raportet me Perëndimin

Analistja politike Aida Dërguti ka kritikuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për mënyrën se si ai paraqet marrëdhëniet e Kosovës me partnerët perëndimorë. Sipas saj, Kurti ka mësuar nga përplasjet e së kaluarës me Administratën Trump dhe tash, edhe kur ka krisje në raportet me ShBA-në ose BE-në, deklaron publikisht se marrëdhëniet janë “të shkëlqyera”. “Kurti ka nxjerrë një mësim nga konfrontimet e tij të dikurshme, ndaj edhe sot kur ka probleme serioze në raportet me Perëndimin, ai mashtron opinionin publik duke thënë të kundërtën,” theksoi Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …