Jonathan Hargreaves nga “Bondsteel”: Ushtarët britanik garanci për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Ambasadori Hargreaves në “Bondsteel”: Ushtarët britanik garanci për sigurinë në Kosovë dhe rajon. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi të premten trupat britanike të vendosura në Kampin “Bondsteel”. Ai theksoi se prania e tyre përfaqëson jo vetëm aftësinë e ushtrisë britanike për të përmbushur angazhimet e NATO-s, por edhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin e Kosovës dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. “Vendosja e tyre demonstron angazhimin tonë ndaj Kosovës dhe rajonit,” shkroi Hargreaves pas vizitës.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …