Akademi përkujtimore me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të mirënjohur, Teki Dervishi

Akademi përkujtimore me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të mirënjohur, Teki Dervishi

Të premten, më 28 qershor 2019, në  orën 14.30, në Qendrën  Informative Kulturore, në Shkup, Salloni  19”19, do të organizohet manifestimi kulturor, “ Teki Dervishi korifeu i letërsisë shqiptare ”. Kjo akademi  përkujtimore mbahet  me rastin e tetë-vjetorit te vdekjes se Teki Dervishit  dhe organizohet  nga grupi joformal, “Odisse”, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrës do të jenë kritikë letrarë, aktorë, miq  dhe dashamirë të poetit, shkrimtarit, publicistit dhe dramaturgut të mirënjohur, Teki Dervishi. Ata me prezantimet e shkrimet e tyre  do të përkujtojnë krijimtarinë letrare të këtij shkrimtari dhe publicisti, i cili me veprat e tij  e ka pasuruar letërsinë tonë më të re.

Kontrolloni gjithashtu

The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike, por një shtet që shihet si një ndriçim për Ballkanin

Turizmi shënon rritje të fortë në qershor, udhëheqin vizitorët e huaj dhe bregdeti

Sektori i turizmit në Shqipëri ka regjistruar një ecuri mjaft pozitive gjatë muajit qershor, ku …