Sot Radion Kosova e Lirë e vizituan disa familjarë të dëshmorëve nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, në Pejë

Sot Radion Kosova e Lirë e vizituan disa familjarë të dëshmorëve nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, në Pejë

Sot, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë ishin për vizitë disa familjarë  nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, në Pejë: Ali Gashi djalë i dëshmorit Metush Gashi, Safete Shala motra e dëshmorit, Kasim Shala, Samire Hiseni bashkëshorte e dëshmorit, Shpend Hiseni, Kismete Maznikolli bija e dëshmorit Isuf Maznikolli, Arta Brahimaj bija e dëshmorit Ramiz Brahimaj, Isuf Gashi djalë i dëshmorit, Zeqir Gashi, Agim Brahimaj djalë i veteranit,  Xhemajl Brahimaj dhe Dren Brahimaj djalë i dëshmorit,  Sherif Brahimaj.

Shumë nga këta  janë studentë me nota të larta. Në bashkëbisedimin e zhvilluar me stafin e Radios Kosova e Lirë, bijtë e bijat e dëshmorëve  shprehën shqetësimet e tyre lidhur me trajtimin që po iu bëhet atyre, nga udhëheqësit komunalë ku ndarja e bursave bëhet me lidhje politike e jo meritore, po ashtu ata kanë shprehur mospajtim të arsyeshëm edhe në kategorizimin e dëshmorëve, në emërimin e rrugëve e shesheve.

Samire Iseni shfaqi dëshpërimin e shoqërisë sonë sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët e dëshmorëve, sikur rasti i djalit të saj, që ka konkurruar për kadet të FSK, i cili ka kaluar me suksese maksimal tekstin fizik, por në provimin me gojë kanë kërkuar të flas serbisht. Ai ka refuzuar dhe për këtë shkak nuk e kanë pranuar.  Ai tanimë ka shkuar jashtë Kosovës për të gjetur punë, edhe pse është djali i vetëm i kësaj familjeje.

Safete Shala motra e dëshmorit, Kasim Shala, në emër të pranishmëve falënderoi stafin e Radios Kosova e Lirë për transmetimin ditor 20-vjeçar të emisioneve të dëshmorëve por edhe emisioneve të tjera edukative arsimore, kulturore e shkencore.

Familjarët e dëshmorëve nga Peja, Radios Kosova e Lirë i sollën dhuratë një Flamur me stemën e UÇK së dhe një relikt  dekorativ me stemën e UÇK-së.

Sot Radion Kosova e Lirë e vizituan disa familjarë të dëshmorëve nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, në Pejë

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …