Peter Handke

Akademia Suedeze mbron vendimin për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke

Akademia Suedeze ka mbrojtur vendimin për dhënien e çmimit Nobel shkrimtarit austriak, Peter Handke, duke shtuar se ai bëri deklarata proaktive, por nuk e mbështeti gjakderdhjen. Mirënjohja për Handken ka ngjallur shumë kritika, duke përfshirë të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Srebrenicës në 1995. Ata po i bëjnë thirrje Akademisë Suedeze të tërheqë vendimin për çmimin. Handke foli në funeralin ish-presidentit jugosllav Slobodan Milosheviq më 2006. Millosheviq vdiq në njësinë e paraburgimit të gjykatës së Hagës, derisa po zhvillohej gjyqi kundër tij, me akuzat për krime lufte në Ballkan në vitet 1990. Ai mbështeti liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq, të cilët janë të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, por Handken  nuk e glorofikoi gjakderdhjen në Srebrenicë. “Akademia nuk ka gjetur asgjë në shkrimet e tij që përbën një sulm ndaj shoqërisë civile ose ndaj respektit për barazinë e të gjithë njerëzve”, thuhet në arsyetimin e Akademisë suedeze. Ky arsyetim nënkupton një nderim  që i ka bërë kjo Akademi këtij shkrimtari kontrovers, që mbështet me tërë qenien gjenocidin kundër myslimanëve të Bosnjës. Çmimin Nobel e kishte marrë edhe shkrimtari serb, Ivo Andriq,  i cili kishte përpiluar një elaborat për shfarosjen e zhdukjen e shqiptarëve. 

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …