Prof. dr. Hakif Bajrami

Akademik, prof. dr. Hakif Bajrami: FILOZOFIA POLITIKO-STRATEGJIKE E ZAHIR PAJAZITIT, HAKIF ZEJNULLAHUT DHE EDMOND HOXHËS

– Strategjia e luftës e planifikuar në tri faza

Lirisht mund të thuhet se Zahir Pajaziti, Hakif Zenullahu dhe Edmond Hoxha, në luftën e tyre SPECIALE që quhet NEO LUFTË, janë nxënës të Akademisë “SKENDERBEJ” në Tiranë. Këta herojë të Kombit, do ta luftojnë PALEO LUFTËN deri në atë shkallë, sa që nuk dihet në “artin” e tyre të luftës, a kishte përparësi  shporrja e okupatorit, apo zakonet e vjetra të paleo luftës: ku vritën gra, fëmijë, pleq e plaka, dhunohën femra e meshkuj, digjën shtëpia dhe rrënohën pemendore te të gjitha llojeve nga okupatori.  E KUNDËRTA, filiozofia e shkollës ZAHIRIT, Edmondit dhe Hakifit ishte NEO LUFTË, që do të thot se nuk guxonte të përlyhet e të identifikohët LUFTA E DREJTË me luftën koloniale. Ishte kjo luftë RISI GLOBALE, sepse ZAHIRI, është i PARI NDËR TË PARËT, që po e mësonte këtë shkollë e që mbante emër të kryeheroit që ishte mit popullor dhqiptar, që duhej çmitizuar me veprimtari të DLIRË KOMBËTARE, deri në realizëm. Për këtë mësim të tyre në atë Akademi prestigjioze ushtarke shqiptare –“SKËNDERBEJ”, çarqet intelktuale majtiste në Kosovë me kohë e dinin në detale, se cili është misioni dhe si nxirret profesioni i çlirimtarit, prej saj. Dhe kohë pas kohe në kontaktet e rralla se si të rreshtohemi në luftën politike dhe ushtarke, për çlirimin e Kosovës, që të TRE ishin të një aksiome, se pa gjak nuk ka liri dhe çlirim Kombëtar.

Në takimin e parë më 10 maj 1995, mësova se Zahiri dhe Hakifi e kishin të njejtin koncept të luftës. Por, nuk kisha asnjë informatë se ata ishin plotë dituri strategjike dhe teori sinkronizuese, se si duhet zhvulluar lufta speciale, për çlirimin e Kosovës. E ata kishin shkuar shumë largë në përvetësimin e asaj filozofie  të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Luftën speciale, aty kah mbarimi i vitit 1996, këta herojë e kishin piekur në doktrinë, në leksionet që i merrnin kohë pas kohe në Tiranë, do ta begatojnë atë edhe me literaturën  me të cilën furnizoheshin. Një mësim i pashmagshëm i tyre ishte se: “Nëse e mëson historinë e familjës patriotike shqiptare, nëse mbështetësh në patriotizimin e Rilindasëve dhe patriotëve që organizuan dhe bërën LUFTË TË DREJTË, ke investuar në ardhmëri, sepse mëson  dhe nxjerr aksioma për lavdinë kombëtare”. Në vijim nga këta herojë kisha mësuar se: “Shqiptarët nepër shekuj, gjuha e përbashkët nuk i ka lejuar të përçahën në trafe e krahina të hasmuara, siç ka ngja te shumë popuj.Tash shqiptarët duhet t` i bashkojë një FAKTOR determinues që do të thot, se duhet të shprehën përmes Gjuhës shqipe, se janë një zë i dlirë etnik. E këtë faktor determinues që e frocon KOMBIN kudo që jeton, është kryefjala e luftës drejtë, prej së cilës do të dalim fitmtar. Të dëmtuar po, dhe në shiqim të parë me plotë plagë në turp. Por, lufta jonë e drejtë, nuk do të jetë as FRONTALE, e as GUERILE, por ka lindur nga nevoja dhe rrethanat të shpërthej në një luftë SPECIALE, në të cilën okupatori, do të kriojë bindje se e ka armik: çdo rrugë, çdo urë, çdo kthesë, çdo shtëpi, çdo lagje, çdo fushë bereqeti, çdo pyll e mal. Pra armiku nuk guxon të njihet askund i lirë. Pesha e luftës sonë të drejtë SPECIALE, duhet të ndihet kudo, madje edhe në zyret ma të sofistikuara të armikut duhet të shkelë  pasigura, se vdekja e dhunuesit , e sistemit tij xhakatar është me afat, dhe ajo bombë është me sahat, që rregjimin e okupatorit e përcjellë vdekja kurdo, si hieja e vet, sepse SAHATI është në duartë tona. E ne kur duam e kurdisim”!.

-Pra luftës sonë të drejtë, mëson filoziofia KOMANDO e ZAHIRIT, duhet t` i maturohet e aporvuar nga populli, i cili në fazën e njomë të luftës, do të ngritë dilema, por pjekuria do të vjenë ngadalë por e sigurtë si nevojëshmëri e pashmagëshme, sepse është domosdoshmëri,  sepse nuk mund të jemi ma thes i vrimave në Evropën e progresitë dhe të diturisë kolektive, sepse ne duhet të bëhemi pjesë e saj, pasi që kemi qenë dikur BERTHAMA kryesore e saj. E këtë progres dhe dituri kolektive, nuk ka shansë që ta çlirojmë e të bëhet pronë popullore fama e Kastriotit, pa sakrifica dhe pa përkushtim, sepse pa asnjë dilemë krisma e armëve tona, duhet ta shënojë fundin e shpritit të përgjakur me trupin tonë, i cili do të grumbullojë energji rinore, posa t` i shënojmë viktiamt e para të dhunuesëve: që rrahin popullin në pikë të ditës, dje e sot nepër : pazare, trena, autobus, shtëpia dhe ara, punishta individuale e kolektive; ku rrahet një për t` i frigësuar të tjerët”. Këtë realitet  mësonte kryeheroi i UÇK-ës duhet ta ndryshojmë dhe do të ndryshojë mos me dëshirë, atëherë me grykën e pushkës, që nuk përlyhet në njerëz të pafajshëm në asnjë rrethanë”.

Vrasja e aspirantëve të dhunës shtetërore detyrë specale për t` u liruar prej tyre

Së pari, duhet të shënohet sistemimi i tyre, se a do të likuidohën dhunuesit sipas peshës-gradave, apo rrethanave. Për këtë sepcialitet duhet të vëndosë çeta speciale, me komandë dhe diciplinë rigoreze ushtarke të tipit KOMANDO, pa e lakuar kurrë famën e Kastriotit. Lufta jonë speciale, mësonin Zahiri, Hakifi dhe Edmondi, e ka hapësirën gjeografike, gjërësinë dhe gjatësinë e limituar. E para dhe dyta  (hapësira dhe lartësia për shkak të aramtimit kufizuar janë në pozitë delikate, sepse kuadrot mungojnë). Ndërsa, gjatësia e LUFTËS as nuk fillon e as nuk mbaron me neve. Kjo luftë SPECIALE duhet zhvillohet në shkallë përmanente dhe pa pushim në intenzitet. Aty ku bie unë, e vazhdon Ti, aty ku biem të dytë, e vazhdon i treti, deri në pambarim, deri në çlirim, sepse më së shumti besojmë në qenjën tonë, në përkushtimin tonë të drejtë, në luftë për liri.

Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zenullahu në takimin vijues do ta shprehin një AKSIOMË trigonometrike ushtarke, që e mëshefë lufta e drejtë, e që nxjerr leksione nga filozofia e historisë SKENDERBEGIANE, koncpet ky që kishte gjetë përfeksionim në Tiranë,  të mësuar urtësishtë nga pedagogët e Akademisë, gjithënjë duke e ruajtur famën e Herit Kombëtar. Kur jemi te ky nivel i edukimit ushtrak, dhe zbatimi i tij në parktikë, Zahiri sidomos, do të shtrojë pyetjën e mbijetesës së LUFTËS SË DREJTË.  Në pyetjën pse kanë mbijetuar shqiptarët, në luftërat përmanente të pabarabarta (?), do të përgjigjet pa hezitim: “Sepse shqiptarët  kurrë nuk kanë pasur problem me VETIDENTIFIKIMIN. Në këtë rrafsh çarqet tona respektive, edhe pse janë ndrruar okupatorët e kanë mundur dhe shpesh i kanë shërbyer atij (okupoatorit), prap SHQIPTARI ka mbetë si reperezentues i VETIDENTIFIKIMEVE, pranë kroit, pranë burimit,  në të cilin okupatori vijues ka pi ujë por gjithëmonë, me DROE, sepse është luftuar deri në krenari.  Pra është krijuar koncept, se i hueji në trojet arbërore, nuk ka perspektivë, është në kalim, është në psikozë të humbjës në çdo kohë.  E okupatori është fare mirë i informuar se ai që “përfaqson” okupim, ai e din se luftën ma në fund e ka të humbur.

Sot ( do të shprehet Zahiri më 1996-hb), ata që na përfaqsojnë në politikë, mund t` i kanë nga e dy e tri fytyra polidiemzionale. E ne që krijojmë koncpet tjetër mbi ndërtimin e LIRISË dhe çlirimit, duhet të lëvizim drejtë për ta shpëtuar FYTYRËN e parë, atë të vërtetën, atë të Kombit, pra atë të Gjergj Kastriotit -SKENDERBEUT, sepse luftën e kemi përnjëmend dhe seriozisht me asnjë çmim nuk guxojmë ta përlyejmë me veprime jocivilizuese.

Zahiri, na thonë Hakifi dhe Edmondi, ka politikë të veprimit, ka strategji të fitorës dhe diplomaci të bindjës së TRI veprimeve që lindin dhe nuk vdesin në të njetin qast, por koha dhe jeta ngadhnjejnë pa pushim në të njejtin çast. Mu për këtë, Zahiri thellë besonte në largimin e okupatorit me LUFTË TË DREJTË SPECIALE, sepse kuadrot do t` i dëmtohën, armatimin nuk  e ka përparësi, sepse MOTIVI JONË për liri është armë më e fortë, sikurse vetëtima, dhe është në raport dhejtë me një, në favorin tonë përkushtues si moral dhe motiv. E këtë fuqi na e dhuron KOHA që punon për neve. Por ky NJËSHI, është i fuqisë shkatrruese sa që çdo pozicion të okupatorit do ta bëjë copë e grim, kudo që frymon. Okupatori, do të mbetet duke i lidhur copat e grimat, pas çdo aksioni që ne e kryejmë. Kjo është FAZA e PARË e LUFTËS. E ne, do ta zhvillojmë aksionin vijues, që do të jetë shumëfishë më trishtues për te dhe mbi te, jo kundër civilëve, jo kundër njerëzve të pa faj, por kundër uniformës dhe efektivave  të tmerrit, që një ditë duhet të shporrën përgjithëmonë nga Kosova

. Pra, Faza e dytë e luftës do të jetë shkatrruese, por ende jo forntale. Në këtë fazë do të fillohet të kemi punë edhe me ushtrinë e okupatorit shumfish më e armatosur se ne. Por, koha punon për kauzën tonë, do të shprehën Hakifi dhe Edmondi. Kurse Zahiri do t` i plotson se: “KAUZA e ndrydhë kohën dhe të dya  okupatorin”. Prandaj, jo shumë lagë do të kemi luftime frontale, kundër çdo institucioni të armikut. Në këtë fazë patjetër, duhet ta arrjimë pajtimin dhe pelqimin kombëtar, sepse FRONTI donë sakrifica kolektive popullore. E vërteta, do të kemi shumë probleme me ata që kolaborojnë me okupatorin. Por, nëse nuk e marrin vesh, do të binden nga pesha e dhunës që e ndërmerr okupatori. Pra denimin mbi ta do ta kryej okupatori, JO NE, sepse Beograd ka për synim shfarosjën e shqiptarëve dhe asgjë tjetër. E dihet se kolaboracionistët janë aq të mpirë, sa që as politikën shfaroseëse nuk e përfillin, por i llomotitin dy tri fjali që nuk kanë as kryefjalë e as kallzues. E kur ta mësojnë kallxuesin, atëherë është vonë. Pra, të gjithë në luftën e drejtë është kushtrimi JONË’ (Zahiri).

Një ditë okupatori me dhunën e vet,  do të bërët hi e shpuzë, nga trashësia e saj. E grimcat e asaj shpuze nuk do t` i ndërtojmë ne në mozaik, por do t` i përplasim edhe mëtej në humnerën e hsitorisë, sa që nga shkallmimi që do të pësojnë nga arma jonë, nuk do të këndellën ma kurrë. Okupatori ma nuk do të mbetët as flakë, as shpuzë e as hi. Shkurtë e shqip, do të shporrët në shkretirat e veta. Në këtë filozofi, të luftës, ne nuk jemi largë ngrohtësisë atdhetare të Avni Rrustemit, por as largë internacionalizimit të Luftës sonë të drejtë. Pra, nuk mendojmë se çështjën do ta zgjedhë pushimi i një jetë, sa do tardhtar-kolaboracionist të jetë, sado i egër të bërët. E kemi fjalën për infeksionin individual dhe kolektiv në radhët tona. Me këtë staf, që do të prtendojë okupatori ta kthej në fis nënshtures tërë kombin tonë , ne do t` ia shkëpusim rrënjët, dhe shumë shpejtë gjethet e asaj peme të egër, do të vyshkën deri në turp e trishtim. Prandaj, kjo smundje infektive e okupatorit dhe klyshve të tij, që do të ketë sukses dy ditë, të tretën nuk do të ketë jetë mbi tokë, sepse fuqia vitale ushtarke e djalërisë shqiptare është diçka më tepër, do të jetë sepse është ëndërr më e fuqishme për çlirim, se çdo termet, që krijon reljef të ri në tokë’.

Zahiri, Hakifi, Edmondi nuk kishin dallime në aksione, sado që po mësoheshin së bashku në shkollën e “barotit lirisë”. Në rastet kur duheshin të vëndosin sekundat,  të shënohet historia, mësonin ata, nuk ka pyetje:CILI është i PARI, por cili është më i rrufeshëm, më komando dhe më efektiv, sepse pastaj  armet nuk do të na e falënin kabahatin, sepse ne nuk bëjmë gara ndërmejt veti, por ne bëjmë gara mbi efektin e luftës sonë të drejtë dhe sublime çlirimtare.

Pra i kemi rrokur armet,sepse populi jonë nuk është i lirë: edhe kur shkon në arë, edhe kur shkon në xhami e kishë, edhe kur shkon në shkollë fëmiu- nuk është i lirë, edhe kur shkon në pazar i zoti i shtëpisë, nuk është i lirë, kur e mbjell arën, kur e korrë bereqetin, kur shkon te miku për vizitë, nuk guxon të ndihet i qiltërt, i gëzuar e i hareshëm, sepse gjithëmonë duhet të ndihet i merzitur, i dëshpruar dhe pa shpresë, se nesër do të ketë qati e strehë që nuk i pikon. Shkurtë e shqip, njeriu i jonë shqiptar duhet, në këtë  besim që këtë rregjim do ta shporrim, sepse po na imponon që të jetojë si lepuri në therrë, gjithëmonë me droe. E atë droe me luftën tonë të drejtë, do ta kthejmë në këngë hareje, për një barazi për të gjithë, pa urrejtëje racore e kombëtare’.

Ne i kemi rrokur armet sepse njeriu i jonë, duhet ta nderojë pylltarin, tagërmbledhësin, mësuesin, popullin cilido qoftë, që të gjithë nuk flasin shqip, sepse Kosova nuk duhet të lejohet që të sllavizohet.  E të gjithë të tjerët që nuk flasin sllavisht, janë soj që okupatori ka vëndosë  t` ua garantojë jetën. E Ne që jemi shqiptar, nuk e garantojmë as okupatorin e as jetën e atij që dhunon dhe grabitë pa pushim pronën tonë, historinë tonë. E kundërta, pushka jonë është kundër tërë kësaj errësire kundermuese shoviniste dhe okupuese. Ne nuk mundemi ma të durojmë që ÇIRILICA dhe PANSLLAVIZIMI të na e ndalë frymarrjën kudo dhe kahdo, për mos me lërë të jetojmë si nejrëz. Prandaj, luftën tonë, kauzën tonë ngadal bota e qytetruar, sidomos  bota  PRENDIMORE, do ta kuptojë se ku pushon rrënja katrore e saj në kohë dhe hapësirë. Ne kemi besim në kauzën tonë të drejtë.

Do ta trsformojmë jetën në tërësi nga lartë pshtë dhe anasielltas

Ne nuk do ta trasformojmë lirinë, sepse nuk luftojmë për kontra liri. Por liria jonë është si ajri. Atë duhet ta konsumojë ai që ka nevojë për te dhe që e MERITON dhe e respekton rregullin e ligjit univerzal, të cilin nuk do të i përshtatim e as shartojmë, por nuk do të jemi hakmarrëse, racistë dhe ksenofob , e as aristokratë dhe elitistë, sepse nuk do të kemi pasatj respekt nga shkolla jonë SKENDERBEGIANE e cila ka porosi univerzale në çlirimin e punës dhe njeriut.  Pra do të grmbullojmë miqësi me popujtë dhe qeveritë që e kanë dertë shovinizmin dhe iu kanë kthyer ardhmërisë se të gjithë qytetarëve. E ne, nuk luftojmë që t` i çlirojmë shqiptarët dhe t` i robërojmë të tjerët. Lufta jonë është e dlirë dhe mu për këtë do të TRIUMFOJË, sepe me neve do të janë të gjithë popujtë dhe qeveritë që duan dhe ndërtojnë pushtet dhe shtete të barazisë eknomike dhe qytetare. Kjo për faktin se para ligjit dhe gjyqit drejtësisë univerzale, në këtë rrugë edhe para ZOTIT DHE ZËRIT TË POPULLIT duhet të ngrohet njësoj.Pra  të gjithë do të jemi të barabrtë në shtetin sovarn të Kosovës. Për këtë kauzë meriton të sakrifikohesh në çdo kohë, sepse nuk duam të bëhemi inkubator të ligësisë, të sabotimit dhe grryerjës së ndërgjegjës me dhunë, të cilën do ta luftojmë me fuqinë e shpirit që nuk vdes’.

Prishtinë, 31 janar 2020

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …