23 vjet nga rënia heroike e heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

23 vjet nga rënia heroike e heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese serbe në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë. Zahir Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe një ndër komandantët më të shquar të saj. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …