Nën patronatin e kryetarit të komunës së Junikut Agron Kuçi dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, me datën 01 shkurt (e shtune) organizohet turneu tradicional në futsal “Kupa e Qyteteve” në nderim të jetës dhe veprës së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. “Nuk ka vdekje më të bukur se sa të vdesësh për atdhe dhe të mbulohesh me flamur”. Kurse sot në orën 9:00 organizohen homazhe pranë shtatores së heroit Edmond Hoxha në Junik. Në orën 11:30 bëhen homazhe pranë shtatorës së heroit, Zahir Pajaziti në Prishtinë. Në orën 12:00 bëhen homazhe në vendin e rënies heroike në Pestovë të Vushtrrisë. Ndërsa nesër në orën 11:00 mbahet turneu Tradicional në futsal “ Kupa e Qyteteve”-Palestra Ereniku në Junik.
Kontrolloni gjithashtu
‘Koalicioni Lista për Familje’ sot ka mbajtur fushatën zgjedhore, në Pejë
Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Eman Rrahmani, ka folur sot para qytetarëve të …