AKB dhe ATK - rreth 38 mijë bizneseve përfitues nga falja e ndëshkimeve

AKB dhe ATK – rreth 38 mijë biznese përfitues nga falja e ndëshkimeve  

Një delegacion i Aleancës Kosovare të  Bizneseve e kryesuar nga Kryetari z.Agim Shahini ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovë –ATK, ku u prit nga ud, Drejtori i ATK-së z. Ekrem Hyseni me zv. drejtorin z, Nahit Sharku ku biseduan për harmonizimin dhe mbështetjen e bizneseve kosovare.

Agim Shahini tha se ATK-ja si agjension përgjegjës për mbledhjen e tatimeve të brendshme në të kaluarën ka patur një performanc të mirë por pandemia këtë e ka zbeh për shkak të rënies së aktiviteteve ekonomike në vend, prandaj AKB ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës lehtësira për biznese që nuk patur likuiditet financiar për të pagur tatimet dhe ndëshkimet që të bëjnë lëshime në falje të ndëshkimeve të cilat ishin të panevojshme në kohën e Pandemisë Covid 19.

Qeveria  e Kosovës vlerësoi vështirësitë e bizneseve vendore dhe ka marrë një vendim të drejt për të zhbllokuar llogaritë bankare dhe faljen e ndëshkimeve për të cilët bizneset kanë patur shumë nevojë për të.

Ftojmë bizneset e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re që është ofruar nga Qeveria e Kosovës, sepse nga kjo nuk do të humb askush përpos që do të përfitojnë bizneset zbritje rreth 30% të shumave të borxheve,

AKB e vlerëson lartë se nga kjo do të përfitojnë rreth 38 mijë biznese dhe do të zhbllokohen rreth 1000 biznese të cilat kanë qenë të atakuara nga borxhet dhe ndëshkimet e vonuara.

Ndërsa u.d. Drejtori i ATK-së  z. Ekrem Hyseni  mirëpriti delegacionin e AKB-se dhe tha se bizneset e Koosvës duhet ta shfrytëzojn këtë vendim i cili është mundësi e rrallë që ofron Qeveria, prandaj ftoj bizneset të bashkëpunojn dhe adminsitrojn borxhet e tyre  sepse IT e cila është ne funskion e sipër është thjeshëtsuar në të mirë të operatorëve dhe bzneseve pa dallim për të aplikuar dhe për të arrit marrëveshje pa kushtëzime dhe ndëshkime.

ATK dhe AKB do të jenë gjithmonë në shërbim të bizneseve por edhe të institucioneve shtetërore për të ofruar informata në cdo kohe dhe lehtësira në kuadër të ligjeve dhe vendimeve të aplikueshme në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …