leoni

AKP: Bordi miraton transaksionet e SHAL 50

AKP: Bordi miraton transaksionet e SHAL 50

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të radhës me ç’rast miratoi transaksionet e SHAL 50 e cila u mbajt me 23 shtator 2019.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi listën e aseteve të paraqitura për SHAL 52. Menaxhmenti i AKP-së në këtë takim njoftoi Bordin e Drejtorëve për konceptin e Shpërndarjes së Përkohshme të Pjesshme për Kreditorët e NSH-ve në Likuidim sipas nenit 41.4 të Shtojcës së Ligjit të AKP-së, Bordi i Drejtorëve miratoi konceptin e propozuar dhe udhëzoi menaxhmentin që të vazhdohet me procedurat ligjore. Për më tepër Bordi u njoftua dhe ofroi mbështetjen e tij menaxhmentit për inicimin e procedurave lidhur me përpilimin e listës fillestare të punëtorëve të ndërmarrjes së prodhimit të bllokave “IMN Kosova”.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …