leoni

AKR

AKR dënon fuqishëm gjuhën e atyre që bëjnë thirrje për mosrespektim të rendit kushtetues

Aleanca Kosova e Re dënon fuqishëm gjuhën jodemokratike që përdoret nga politikanët dhe opinionistët, të cilët bëjnë thirrje për mosrespektim të rendit kushtetues të Kosovës dhe vullnetit politik të partive politike parlamentare dhe thërasin në vëlla-vrasje.

Kosova është një demokraci parlamentare në të cilën qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe të cilët zgjedhin qeverinë e Kosovës bazuar në një shumicë të formuar. Kuvendi i Kosovës ka një mandat 4 vjeçar dhe qeveria në sistemin politik të Kosovës varet nga shumica në Kuvend që siguron qeverisjen.

Thirrjet për vëlla-vrasje dhe për kryengritje kundër shumicës parlamentare janë të rrezikshme, shkojnë kundër kulturës politike dhe vlerave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj që kanë luftuar me dekada për një vend që është demokratik, i lirë dhe që respekton vullnetin e lirë dhe fjalën e lirë të të gjithëve.

AKR do të mbështesë shumicën në Kuvendin e Kosovës që kërkon një zgjidhje që siguron stabilitet, unitet dhe respekt të vullnetit të qytetarëve të Kosovës për të ruajtur aleancat strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët kryesorë evropianë të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës kanë treguar tradicionalisht përafrim dhe respekt me kushtetutën dhe sundimin e ligjit dhe këto thirrje për dhunë dhe urrejtje nuk u përkasin qytetarëve të Kosovës dhe vlerave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …