Aleanca Kosova e Re

AKR-ja zyrtarisht shpalli zgjedhjet për strukturat e brendshme të partisë në të gjitha nivelet

Këshilli Drejtues i partisë politike Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në parti. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Drejtues, Kryesisë së Forumit Rinor dhe Kryesisë së Forumit të Gruas së AKR-së, zyrtarisht u shpallën zgjedhjet për strukturat e brendshme të partisë në të gjitha nivelet. Me këtë rast kryetari  i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme, ka deklaruar se rikthimi i Aleancës Kosova e Re, do të ketë bazën në punën intensive dhe të sinqertë të këtij subjekti politik, duke shtuar se përveç anëtarësisë së AKR-së e cila është aktive, tashmë ekziston edhe një numër i madhi njerëzve të cilët kanë shprehur interesim që t’i bashkohen këtij subjekti politik. Me këtë proces Aleanca Kosova e Re pretendon t’i zgjedh organet e reja drejtuese të partisë duke pretenduar gjithashtu edhe shtrirjen dhe zgjerimin e saj të mëtutjeshëm, me ardhjen e një numri të madh të anëtarëve të rinj të cilët tanimë e kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre që t`i bashkohen programit politik të AKR-së. Për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në AKR, sot është përcaktuar puna funksionimi, komisionet përkatëse si dhe çështjet tjera me rëndësi, për procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe organizimin e Kuvendit Qendror të partisë si dhe Kuvendet e Degëve dhe të Nëndegëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …