Aktivisti i Vetëvendosjes Alban Makolli ka rrëfyer për dhunën që ka ushtruar policia

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për medie ka sqaruar rrethanat e  aksionit të fundit,  ku është goditur me ngjyrë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Në njoftimin e Vetëvendosjes, thuhet se Alban Makolli ka rrëfyer për dhunën të cilën ka përdorur policia ndaj tij pas përfundimit të aksionit . “Unë kam qenë i arrestuar në vend të ngjarjes ku kanë qenë rreth gjashtë policë të njësisë speciale të rajonit të Mitrovicës, të cilët më kanë arrestuar dhunshëm. Ata kanë vazhduar të më godasin dhe të më fyejnë deri në momentin që ka arritur vetura e policisë me të cilën më kanë shoqëruar në stacion. Mua më kanë dërguar në stacionin ‘92 Qendra’ ku më ka marr një polic dhe më ka dërguar në njërën prej dhomave të stacionit”, ka thënë Makolli. “Në atë dhomë ky polic vazhdimisht më ka pyetur se kush më ka dërguar, ku e kam marr ngjyrën dhe njëkohësisht më ka fyer, keqtrajtuar e goditur në kokë dhe në brinjë. Kjo rrahje ka vazhduar për disa minuta gjë që ka shkaktuar që unë të humbasë vetëdijen. Pasi që është larguar polici nga dhoma kanë ardhur dy pjesëtarë të njësisë speciale të rajonit të Mitrovicës, të cilët po ashtu më kanë rrahur e ofenduar duke më pyetur se pse e kemi goditur ministrin Abrashi me ngjyre dhe si kemi guxuar ta bëjmë një gjë të tillë në prani të policisë. Në fund më kanë dërguar në dhomë bashkë me aktivistin Januz Shatri i cili po ashtu ishte arrestuar atë ditë, ku jemi mbajtur për 24 orë”, ka thënë më tej ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …