Brickos

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Aktivistja e PSD-së, Natyra Kuçi ka konstatuar se kryekuvendari, Glauk Konjufca ka defaktorizuar rolin e Kuvendit të Kosovës

Aktivistja e Partisë Social-Demokrate, Natyra Kuçi ka konstatuar se kryekuvendari, Glauk Konjufca ka defaktorizuar rolin e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka tërhequr vërejtjen se Kuvendi i Kosovës është nxjerr jashtë funksionit si organi më i lartë institucional i vendit. “Glauk Konjufca ka arritur që ta depolitizojë Kuvendin. Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë diskutimeve për to. Jashtë skenës. Aty nuk raportohet për dialogun, sepse konsiderohet që raportimet e mjaftueshme kanë ndodhur me liderët e partive. Kështu iu tha kryeministri. Por nuk është që edhe deputetët kërkojnë raportim, sipas rendit e procedurave. I vetmi që po e kryen rolin e tij është Konjufca. Në ndërkohë që amortizon kundërshtarin duke e luajtur neutralin për disa tema, ai e ka detyrë të fundit zbutjen ose edhe tretjen e polarizimeve. Tkurrja e rolit të Kuvendit është rrezik. Por a është ky zhvillim edhe paralajmërim për ndërrimin e formës së qeverisjes? Pra koncentrimi i pushtetit tek 1-shi?” ka shkruar aktivistja e Partisë Social-Demokrate, Natyra Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …