AKTIVITET I NGJESHUR I MINISTRIT PAL LEKAJ NË GJERMANI

Edhe në orët e pasdites së ditës së enjte, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili së bashku me deputeten Teuta Haxhiu dhe me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani, pati një agjendë mjaft të ngjeshur aktivitetesh dhe takimesh me përfaqësues të skenës politike gjermane. Delegacioni kosovar dhe ministri Lekaj  kanë pasur takime të ndara me personalitete të rëndësishme: me deputetin e Parlamentit Evropian Denis Radtke, me kryetarin e Grupit Ekonomik Reiner Jungus dhe me deputetin e CDU-së në Bundestagun Gjerman, Matthias Hauer, me të cilët është biseduar për tema të ndjeshme dhe të rëndësishme lidhur me çështjet që u përkasin të dy vendeve, në radhë të parë Kosovës, për të cilat nevojitet ndihma e Parlamentit (Bundestagut) dhe Qeverisë gjermane dhe mbështetja në Parlamentin Evropian.

Lidhur me këtë, ministri Pal Lekaj deklaroi:

“Interesimi për Kosovën ekziston  në të gjitha nivelet qeverisëse të Republikës Federale të Gjermanisë, mirëpo deri tash ka munguar  pala kosovare, e cila në disa raste sikur nuk ka shfaqur interesim të mjaftueshëm. Në ato biseda delegacioni ynë mori garanca se në partneritet të plotë do të ndodhin zhvillime pozitive për Kosovën dhe për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO”. Delegacioni kosovar vazhdon vizitën në Gjermani, ku edhe ditët e ardhshme do të zhvillojë aktivitete të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …