Aktivitete tematike dhe përkujtimore në 17-vjetorin e rënieve të dëshmorëve të familjes, Rama nga Shkabaj e Kastriotit

Aktivitete tematike dhe përkujtimore në 17-vjetorin e rënieve të dëshmorëve të familjes, Rama nga Shkabaj e Kastriotit

Aktivitetet:  E diel, 27 mars 2016, Ora 12.00

Vendosje e kurora lulesh tek Lapidari në vendin e rënies, në shtëpitë e familjeve Rama në Shkabaj, Obiliq (Lapidari gjindet në rrugën Prishtinë-Obiliq, pas udhëkryqit Prishtinë-Obiliq-Mitrovicë);

Fjalë rasti e Organizatorit;

Pritje e të ftuarve, presidentja, kryeministri, personalitete tjera, qytetarë.

Informacion plotësues:

– Më 17 shkurt 2016, Presidenca ndau dekoratën “Urdhri i Lirisë”;

Dita kur ranë Dëshmorë të dhjetë anëtarët e familjeve Rama, ka ndodhur në shtëpitë e tyre në Shkabaj të Obiliqit, më 27 mars 1999, rreth orës 14.30 pasdite, derisa të rrethuar (të sulmuar) kanë luftuar deri në rënien e tyre. Shkak i sulmit të forcave pushtuese, ishte se shtëpitë e tyre ishin bazë e UÇK-së, ndërsa Dëshmorët atë kohë ishin ushtarë, organizatorë dhe përkrahës të luftës për çlirim.

Dëshmorët e 27 marsit ‘99:

1:         Ismet Halil Rama (1945), me dy bijt e tij,  Agron Ismet Rama (1969), dhe Albert Ismet Rama (1983).

2:         Faruk Izet Rama (1976).

3:         Xhevat Qamil Rama (1948), me dy bijat e tij, Shqipe Xhevat Rama (1980) dhe Syzana Xhevat Rama (1974).

4:         Bejtush Halil Rama (1959).

5:         Xheladin Qamil Rama (1954), me bashkëshorten e tij Hamide Rama (1956).

Kontakti me organizimin:

Ardian Rama 044-339-855; Agron Xhemajli 045-251-070

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …