Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa konsideron nuk mund të ndalohet procesi i krijimit të ASK-së

Kryeministri, Isa Mustafa konsideron se askush nuk mund ta ndalojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Sipas tij,  krijimin e saj nuk do të mund ta ndalte as opozita, edhe nëse ajo do të vinte në pushtet. Çështja e Asociacionit është çështje e përfunduar. Asociacioni është obligim ligjor që është trashëguar, pasi që Gjykata ka thënë që asociacioni duhet të themelohet. Kryeministri, Isa Mustafa ka shtuar më tutje se edhe po të vinte opozita, edhe Vetëvendosja në pushtet nuk kanë qare pa e zbatuar atë ligj sepse ligjin duhet të zbatohet ose duhet të shkohet  në Kuvend për t’i siguruar 2/3 e votave në mënyrë që ai të zhbëhet. Kryeministri, Isa Mustafa ka vazhduar edhe më tutje me paragjykimet e tij duke theksuar se opozita për arsye politike mund të bëjë  vërejtje të tilla por unë e garantoj opozitën edhe qytetarët që nesër po të ishin ata në pushtet, do të jenë ata, që të parët prapë do ta bënin edhe njërën edhe tjetrën. (!)

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …