leoni

Pjesëtarë të Komandës dhe Batalionit të Dytë të Reagimit të Shpejtë certifikohen për lëvizje taktike me automjete të blinduara ,,Kobra’’

Pjesëtarë të Komandës dhe Batalionit të Dytë të Reagimit të Shpejtë certifikohen për lëvizje taktike me automjete të blinduara ,,Kobra’’

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama dhe Ambasadrorja fuqiplotë e Republikë së Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilcim Kiliç vizituan kazermën e FSK-së ,,Ushtarët e NATO-s’’ në Istog për të marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të trajnimit ,,Mbështetje dhe lëvizje taktike me automjetet e blinduara ,,Kobra’’, të mbajtur nga ushtarakë të Forcave të Armatosura të Turqisë. Me këtë rast komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, para mysafirëve dhe 39 ushtarakëve të FSK-së të rreshtuar për certifikim, tha se: ,,njohurit dhe shkathtësitë e fituara nga temat dhe stërvitjet e këtij trajnimi, të ofruara nga specialistët turq, do të shërbejnë për ngritjen profesionale të pjesëtarëve të Batalionit të dytë të Brigadës për reagim të Shpejtë si dhe do të ndikojnë në kapacitetet operuese të Njësisë’’. Gjeneral Rama, nëpërmjet Ambasadores Kiliç falënderoj shtetin e Turqisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në e gjithashtu Forcat e Armatosura të Turqisë për gatishmërinë për mbështetje, gjithnjë sipas marrëveshjes bilaterale.

Më tej, Komandanti i FSK-së tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka standardizuar këto automjete të blinduara, pra blindat e tipit,, Kobra’’ dhe se trajnimi për mirëmbajtje, drejtim dhe lëvizje taktike me kobrat është domosdoshmëri dhe se këtë trajnim duhet zhvilluar edhe në të ardhmen edhe në njësitë tjera.

 Në fund, gjeneral Rama tha se FSK-ja po ndërton standard në të gjitha drejtimet, pra standard mbi bazën e standardeve të NATO-s, dhe ky sistem na mundëson që të jemi të  nderveprueshëm me partneret tanë. Ne, tha Komandant Rama, pra FSK-ja çdo ditë po e dëshmon profesionalizmin falë përkrahjes që e kemi nga partnerë tanë, në këtë rast nga shteti turk.

 Gjithashtu edhe Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Kivilcim Kiliç u shpreh e lumtur që trajnimi që Forcat e armatosura të shtetit të saj kanë kontribuar në zhvillimin dhe përfundimin me sukses të këtij trajnimi. Ajo tha se shteti turk është i përkushtuar që të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës me shkollime dhe trajnime edhe në të ardhmen.

 Ambasadorja në fund e falënderoj Komandantin e FSK-së si dhe të gjithë ushtarët e FSK-së të cilët siç tha Ajo po nda bëjnë të ndihemi si në shtëpinë tonë si dhe komandantin e Kontingjentit turk për punën dhe bashkëpunimin me FSK-në.

 Edhe kolonel Xhevahir Geci, komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë tha se trajnimi për shofer, mirëmbajtje dhe manovrim taktik me autoblinda është një prej trajnimeve më të rëndësishme për BRSh-në. Ai, gjithashtu tha se përfundimi me sukses i trajnimit të pjesëtarëve të Komandës së BRSh-së dhe Batalionit të 2-të e bënë këtë njësi shumë më të gatshme për të kryer misionin e saj.

 Kolonel Geci  me këtë rast falënderoj ekipet trajnuese të Ushtrisë së Republikës së Turqisë për punën dhe angazhimin e tyre gjatë realizimit të trajnimit.

Ndërsa, Komandanti i Kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it në Kosovë, kolonel  Saim Bagxhi u shpreh i lumtur që trajnimi për mirëmbajtje, drejtim dhe manovrim me autoblinda, të cilin e zhvilluan ekipet nën komandën e tij, përfundoj me sukses, Ai premtoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Në fund të ceremonisë u ndanë edhe certifikatat për të gjithë 39 pjesëtarët e Batalionit të 2-të dhe të Komandës së BRSh-së, si dhe certifikata për më të dalluarit, e gjithashtu Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ndau certifikatë Mirënjohje për të gjithë trajnerët nga ekipet trajnuese të Kontingjentit ushtarak turk.

Në emër të pjesëtarëve të certifikuar falënderoi kapiten Kreshnik Zeneli i cili vlerësoi lart angazhimin, disiplinën dhe përkushtimin e pjesëtarëve gjatë realizimit të kursin për manovrim me automjetet e blinduara ,,Kobra’’, të cilin e cilësoi si mjaft të dobishëm. Në ceremoni morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së komandantit të Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral Gëzim Hazrolli, nënkryetari i kuvendit Komunal të Istogut, Lulzim Blakaj, Komandanti i Batalionit të Dytë të Reagimit të Shpejtë, nënkolonel Mehmet Lladrovci si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …