Isa Mustafa

Mustafa: Nuk do të ketë komunë të Prilluzhës

Gjatë vizitës në komunën e Vushtrrisë, kryeministri Isa Mustafa ka siguruar se nuk do të ketë themelim të komunës së Prilluzhës. Në takimin me kryetarin e kësaj komune, Bajram Mulaku, kreu i Qeverisë tha se Priluzha nuk do të ndahet nga Vushtrria, për të krijuar komunë të re me shumicë serbe. “Diskutuam edhe për përhapjen e fjalëve për themelimin e komunës së Prelluzhës, dhe e sigurova kryetarin Mulaku se ajo nuk do të ndodh, sepse askush nuk e ka mendjen që të themeloj një komunë të tillë”, deklaroi kryeministri Mustafa. Në këtë vizitë, ai ishte shoqëruar edhe nga ministrat, Avdullah Hoti, Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …