Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës fton të gjithë bujqit e vendit që të marrin pjesë në protestën e 26 marsit

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës fton të gjithë bujqit e vendit që të marrin pjesë në protestën e 26 marsit

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës fton të gjithë bujqit që të dalin në protestën e 26 marsit, e cila do të mbahet në orë 14:00, në sheshin Skenderbeu, për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese. “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, janë marrëveshje që duhet kundërshtuar vazhdimisht, deri në anulimin përfundimtar të tyre. Themelimi eventual i Komunës së Prilluzhës do të rrezikonte shumë e shumë hektarë të tokës pjellore në atë pjesë. Për më tepër, nëse lejohet themelimi i “Zajednicës”, bujqësia jonë do të dëmtohej shumë, meqë Serbia përmes “Zajednicës” do të kontrollonte liqenin e Ujmanit, që është burimi kryesor i ujit edhe për ujitje. Prandaj, bujqit e Kosovës do të protestojnë më 26 mars, kundër kësaj qeverie antikushtuetuese që i ka sjellë vetëm dëme shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …