AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen me paraqitjen e tij në festivalin ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga komuna e Vitisë, është duke marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë. Me këtë rast ata me paraqitjen e tyre kanë mahnitur publikun Turk,  duke prezantuar vlerat e mirëfillta të folklorit shqiptarë. Përfaqësuesi i këtij ansambli, Arsim Abazi,  ka falënderuar komunën e Vitisë,  e në veçanti kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme të ansamblit “ Kemajl Azizi”. Ai shtoi se  anëtarët e saj po bëjnë një punë të madhe në paraqitjen e vlerave folklorike shqiptare nëpër botë duke promovuar trashëgiminë kulturore të vendit dhe duke e bërë krenar çdo shqiptarë për thesarin kulturor e artistik që ka ky popull.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …