Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Alarmi nga Brukseli: Rrezikohen qindra miliona euro

Vonesa në formimin e institucioneve ka vënë në lëvizje edhe Bashkimin Evropian, i cili ka bërë thirrje urgjente për kompromis. Ngërçi politik po cenon drejtpërdrejt zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Nga 882.6 milionë euro të alokuara për Kosovën për periudhën 2024–2027, vendi ka pranuar deri tani vetëm 61.8 milionë euro parafinancim. Kësti tjetër prej 165.9 milionë eurosh, i lidhur me përmbushjen e 27 hapave reformues deri në dhjetor 2026, mbetet seriozisht i rrezikuar nëse kriza politike vijon të pezullojë jetën parlamentare në vend.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së paralajmëron protesta nëse nuk ndryshohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë …