Albert Krasniqi i KDI-së

Albert Krasniqi: Është e pamundur Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë vetëm me BE-në pa përfshirje të Gjermanisë dhe Francës

Albert Krasniqi, nga organizata Demokraci Plus (D+) në Prishtinë, thotë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, vetëm me ndërmjetësim të BE-së dhe pa përfshirje më të madhe të Gjermanisë dhe Francës, është e pamundur. Një përfshirje më e madhe e Gjermanisë dhe e Francës, nga radhët e Bashkimit Evropian, do të mund t’i çonte përpara gjërat në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka mbushur mbi dhjetë vjet. Në takimin e 4 majit, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është pjesë e dialogut Kosovë-Serbi dhe se marrëveshja përfundimtare midis dy vendeve do të duhet të përfshijë njohjen e dyanshme. Qëndrim zyrtar i Serbisë është se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa, sipas Kosovës, dialogu nuk ka kuptim nëse nuk përfundon me njohje reciproke. Procesi i negociatave mes tyre ka nisur qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Aktualisht, përfaqësues i BE-së është diplomati sllovak, Mirosllav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi nga kryeministri Kurti, hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  ka kërkuar …