Albert Krasniqi

Albert Krasniqi: Kushtetua nuk parasheh si kompetencë të presidentit shkarkimin e kryesuesit të KQZ-së, por vetëm emërimin

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka thënë se një kompetencë të tillë të presidentit, për shkarkimin e kryetares  së KQZ-së  nuk e parasheh Kushtetua e Kosovës. “Sikur këto të mos mjaftonin, sot po qarkullon lajmi se presidentja i ka kërkuar kryesueses së KQZ-së dorëheqjen, pa dhënë arsye se ku ka dështuar ajo në përmbushjen e mandatit të saj. Në këmbim i është ofruar mirënjohje! Kushtetua nuk ka paraparë si kompetencë të presidentit shkarkimin e kryesuesit së KQZ-së, por vetëm emërimin. Shkarkimi është rregulluar me ligj, dhe janë paraparë situatat mjaftë specifike se kur mund të bëhet shkarkimi. Më e lehta për t’u thirrur është “Nëse sillet ose vepron në atë mënyrë që dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së”. Tash si mundet të dekorohet dikush që ka dëmtuar integritetin e institucionit, nëse kjo na qenka arsyeja e shkarkimit?! Në vend të mbrojtjes dhe garantimit të funksionimit kushtetues të KQZ-së, Presidentja po bënë të kundërtën, po e pengon atë. Këto ngjarje nuk mund të quhen ndryshe përveçse orvatje për kapje të KQZ-së”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …