Albert Zholi: Në Lungomare të Vlorës, organizohet "Open Cinema"

Albert Zholi: Në Lungomare të Vlorës, organizohet “Open Cinema”

(Skënder Jaçe Producenti i Aktivitetit)

Me inisiativën e Media Desk Albania Creative Europe, Qendrërs Kombëtare të Kinematografisë, Ministrisë së Kulturës, Cinemania Production, si dhe me kërkesën dhe interesimin e veçantë të Kryetarit së Bashkisë Vlorë, z.Dritan Leli, nga data 13 -21 Gusht 2018, në Lungomare Vlorë, organizohet “Open Cinema” me Kinemanë Botërore. Premierat e fundit të kinemasë Shqiptare dhe asaj të huaj do të shohin dritën e projeksionit në ekranin e madh aq të munguar edhe për Vlorën. Në tapetin e kuq do të parakalojnë emra të njohur të skenës dhe ekranit Shqiptar si: Birçe Hasko, Mevlan Shanaj, Natasha Lako, Edmond Budina, Bujar Asqeriu, etj. Jemi në vitin e Skënderbeut dhe natyrisht do të kemi nje të ftuar special në natën e parë për të kujtuar relazimin e filmit gjigandë të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe pikërishtë të vetmen personazh që kemi gjallë nga ky film, Mamicën motrën e Skënderbeut, aktoren Avdie Alibali. Aktiviteti është kuruar në formën e një spektakli show, ku aktorët pershendesin dhe takohen me publikun drejtpërdrejt, duke sjell kujtimet e tyre nga sheshet e xhirimit. Do të ketë homazhe nëpërmjet retrospektivave për aktorët shqiptar e të huaj që nuk jetojnë më, duke sjell në vemëndje për publikun Vlonjat dashurinë dhe respektin për artin e 7-të. Nën mikrofonin e prezantueses së njohur Silvana Braçe, për 9 ditë Vlora do të përjetoj çaste të mrekullueshme plot emocion që vetëm ekrani i madh i përcjell aq bukur, të shoqëruara me një dixhej me muzik të zgjedhur nga e gjithë bota dhe me shërbimin ambulant që Bashkia e qytetit do të ofroj për pjesmarsit, si pije freskuese, pop corn etj. Mbrëmjet e verës së nxetë do të kalojnë bukur me projeksionet filmike nën çatin e qiellit në kinemanë verore Lungomare. Ky aktivitet për Vlorën do të jetë një risi e munguar prej kohësh në këtë qytet pa kinema dhe një dallandyshe për hapjen e kinemasë së re në këtë qytet të bukur turistik.

Me inisiativën e Media Desk Albania Creative Europe, Qendrërs Kombëtare të Kinematografisë, Ministrisë së Kulturës, Cinemania Production,

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …