leoni

Aktivitetet muzikore dhe koncertet në Anibar Festival

Aktivitetet muzikore dhe koncertet në Anibar Festival

Nga paraqitjet e Anibar Festival: Çka e bënë një grua të fuqishme?

A është natyra e saj luftarake? Njerëzit të cilët e rrethojnë? Apo vetë qenia e saj? Ana Killi një regjisore Norvegjeze, inspirim i vërtet në industrinë e animacionit ku ndër të tjera na sjell kryeveprën ´´Sinna Mann´´ ose ´´Angry Man´´ ku përmes stilit të filmit të hartuar bukur na shpalos historinë prekëse të dhunës në familje, na jepe idenë se cfarë e bënë një vajzë të ndihet tashmë e pafuqishme. Një regjisore kjo e cila u mundua gjatë gjithë karrierës të bënte një ndryshim thelbësor në mendësinë e shoqërisë tonë me anë të armës së saj më të fortë Animacionit. Puna dhe talenti i znj.Killi bëri që ajo të jetë një nga animatoret dhe regjisoret më të famshme dhe më me influence. Duke u inspiruar nga Yuri Norstein and Michaël Dudok de Wit, ajo ndër vite na solli kryevepra si ´´The Hedge of Thorns´´ i cili u cilësua si filmi Norvegjez me më së shumti cmime ndërkombetare, ´´Glasballen´´, ´´Sirkel´´, Lávrasiid Áigi or Solens datter (titulli internacional Daughter of the Sun), Kongen som ville ha mer enn en krone dhe Langt, langt borte. Sukseset e vazhdueshme, thirrjet e saj për dashuri dhe barazi ku në një fjalim thotë se është më mirë të duash shumë dhe të humbësh se sa të mos duash fare, por më e rëndësishmja thjeshtësia e saj përkunder emrit si artiste e madhe na tregon se ajo ka aftësinë jo vetëm të jetë por edhe të inspirojë vajzat e fuqishme. Dhe ndoshta pikërisht ky frymëzim mbi të tjerët që të punojnë dhe bëhen më të mirë, e bëjnë atë një të tillë. Një forcë apo diçka jashtëtokësore vepron në trupat dhe në orientimin tonë fizik e psikik. Është një presion i fuqishëm nga jashtë që na shtyn të bëjmë vepra të ndaluara por në raste të caktuar na nxit edhe për vepra të mira e humane.

Elina Duni, Dren Abazi dhe Offchestra në mesin e shumë muzikantëve që do të përformojnë këtë vit në festivalin Anibar.

Këtë vit në programin e koncerteve të Anibar vijn Elina Duni & Rob Luft feat. Enzo Zirilli, Dren Abazi, Offchestra, Blla Blla Blla…, Ambasadi, Gamblemania, Monochrome, Geri, Uje pa Gaz, Tomoyoshi, Gemza, Blerta Kosova, Nani, Florent V, Sapton!

Në javën e dytë të Gushtit, parku i magjishëm i Karagaqit do të ngjallet me tingujt e muzikës. Pas një dite të animuar në ajrin freskues të kinemave të hapuna të Anibarit, bashkohuni në koncertet e mbrëmjes. Duke mbuluar një shumëllojshmëri të zhanreve muzikore, line-up i këtij viti do t’iu japë freskitë e duhura verore.

13 Gusht | 23:00

AMBASADI do të jetë bendi i parë që do ta hap javën tonë me Bledar Borakun në kitarë, Dritëro Nikqin në kitarë/sint, Liburn Jupolli në sint dhe Nesim Maxhuni në bateri. Nata do të vazhdoj me DJ Nanin i cili do të na mirëpres me tingujt e muzikës së tij.

14 Gusht | 23:00

Dren Abazi është themeluesi dhe udhëheqësi i Zig Zag Orchestra, një grup i njohur në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit. Muzika e tij është një mix i muzikës ballkanike, jazz, klezmer, ska dhe rock. Ai do të na mahnitë  me performancën e tij. Për ta përmbyll këtë natë do të përkujdesen Florent V dhe Sapton.

15 Gusht | 23:00

Gamblemania do të lulëzojë  këtë sezon si kurrë më parë! Xhurim Dema (MC), Ardian Bakalli (Baterite) dhe Fatjon Miftari (Piano) do të jenë partnerë me projektin BLOOM. BLOOM është një projekt kulturor dhe artistik ku arti vizual dhe muzika janë të ndërthurura. Përmes projektit BLOOM, ju sigurojmë se fansat e muzikës moderne do të kenë një eksperiencë të paharrueshme përmes një performance të padëgjuar dhe të padukshme në rajonin tonë. Për ta përmbyll këtë natë do të kujdeset Gemza Burgija.

16 Gusht | 23:00

Elina Duni dhe Rob Luft me Enzo Zirilli

Ne kemi rënë në dashuri me tingujt e saj unik të përzierjes së tradicionales dhe xhazit. Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht do të performojë në festivalin Anibar më 16 gusht. E percjellur  nga kitaristi Rob Luft, i cili konsiderohet si një nga yjet në rritje të skenave bashkëkohore të xhazit në Londër, dhe bateristi italian Enzo Zirilli. Blerta Kosova do të performojë po atë natë.

17 Gusht | 23:00

Hard Rock kthehet drejtpërdrejt në zemren e qytetit. Përmes këngëve më të njohura Hard Rock, MONOCHROME do t’ju kthejë në kohën e lavdishme të muzikës Hard Rock. Bashkohu me ne të premten me 17 gusht. Ndjekur më vonë nga Uj pa gaz.

18 Gusht | 23:00

Blla Blla Blla … Tingujt e tyre rock nuk kanë asnjë përgjëthsim sa i përket  zhanrit për shkak të përzierjes së rock-it dhe punk-it të Ballkanit! GER KACERJA është një nga DJ-t më të preferuar të skenës elektronike Shqiptare. Ai luan një seri zhanresh nga slow në disco dhe techno. Geri nisi karrieren si DJ ne 2010, dhe përzgjedhja e tij muzikore ka vazhduar te jetë dalluese, dinamike dhe e kërcyeshme.

19 Gusht | 23:00

Offchestra, Jazz-Ska-Reggae që përfshin  Hip Hop modern me shije ballkanike, një kombinim i ‘nxehtë’ që do të shkundë botën tuaj dhe ju bën të dëshironi që të mos keni punë të hënën! Tomoyoshi është një DJ/Producent nga Japonia ai ka qenë pjesë e shumë labels për DJ sikur: V, True Playaz, Joker, Dope Dragon, Dread, Ruffneck Ting, Suburban Bass, Kemet Kru, Trouble on Vinyl. Këtë vit në Anibar do të përformoj me DnB muzikë për natën e fundit të festivalit.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …