Albin Kurti: Ftojë të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e votës

Lideri i Vetëvendosjes, njëherit kandidati për Kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti ka ftuar qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën për votim dhe i ka falënderuar ata për pjesëmarrjen në fushata. Ai ka uruar që sa më shpejtë pas këtyre zgjedhjeve të krijohen institucionet e reja qendrore. “Porsa votova këtu në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, për legjislaturën e 10 të Kosovës sot është një ditë edhe e bukur e edhe e rëndësishme i ftojë të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën dhe uroj dhe besoj punojmë që legjislatura  e 10 të konstituoet sa më shpejt dhe ta formojmë qeverinë sa më shpejt. Shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive sepse ndikon edhe në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve” ka theksuar lideri i Vetëvendosjes, njëherit kandidati për Kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …