Arianit Elshani: Qendrat e votimit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani ka njoftuar se në disa qendra të votimit ka mungesë të energjisë elektrike. Ai ka paralajmëruar për vështirësitë që do të paraqiten në këto qendra për shkak të mungesës së rrymës. “Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë. Çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në errësirë” ka shkruar anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …