Albin Kurti thotë së më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë do të servohen marrëvshjet e gatshme

Albin Kurti kërkon nga diaspora që të aplikojnë në borde të ndërmarrjeve publike të cilat ai i ka shkarkuar

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur për shkarkimet e bordeve gjatë qeverisjes pak më shumë se 100 ditore të tij. Ai me anë të një postimi, ka thënë se gjatë kohës kur ai ishte kryeministër, kanë ndërhyrë në disa ndërmarrje publike, duke shkarkuar bordet e drejtorëve që sipas tij kishin shkelur detyrat e besuara. “Gjatë qeverisjes sonë, ne ndërhymë në 10 ndërmarrje publike, duke shkarkuar bordet e drejtorëve, që kishin shkelur detyrat e besuara dhe kishin sjellë ndërmarrjet buzë greminës. Në vend të tyre emëruam borde të përkohshme, që mund të shërbejnë deri në 6 muaj. Misioni i tyre ishte i qartë: të ndalin gjakderdhjen financiare dhe t’i hapin shteg rimëkëmbjes e zhvillimit”, ka shkruar Kurti. Me këtë rast, ai i është drejtuar edhe kosovarëve që jetojnë jashtë shtetit të aplikojnë për pozitat e drejtorëve dhe të zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet publike.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …