Albin Kurti

Albin Kurti: Kryetari Hashim Thaçi është gënjeshtar, i paditur dhe nuk ka kredibilitet

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media, kryetarin Hashim Thaçi e ka quajtur gënjeshtar dhe të paditur. Ai duke  folur për dialogun me Serbinë, tha se ky dialog nuk duhet të jetë prioritet i Kosovës, por çështja e papunësisë, luftimi i krimit e korrupsionit etj. Thaçi nuk është më një njeri që bën gabime të paqëllimshme, por njeri që ka qëllime të gabuara. Ai nuk është kredibil e as kompetent. Ai është edhe gënjeshtar, edhe dhe i paditur. Qëllimet  e Beogradit në dialog janë të qarta, anëtarësimi në BE dhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Liderët e Kosovës nuk i kanë të qarta qëllimet, parimet e as kërkesat ndaj Serbisë. Kryetari aktual flet për kompromis të dhimbshëm dhe duket që e ka fjalën për dhimbjen që do ta ketë Kosova si shtet dhe populli, dhe jo ai. Ky dialog i nevojitet Serbisë për ta përshpejtuar anëtarësimin në BE, kurse Thaçit për ta ngadalësuar përndjekjen nga Gjykata speciale… Thaçi nuk dëshiron ta përfundojë dialogun me Serbinë, pasi jeta politike e posti zyrtar dhe liria personale e tij varet nga ai dialog”, tha ndër të tjera, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon takimi Kurti–Limaj, ende pa marrëveshje të qartë

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir …