Albin Kurti: Kujtimi e përkujtimi për dëshmorët e kombit është respekti ynë për historinë

Albin Kurti: Kujtimi e përkujtimi për dëshmorët e kombit është respekti ynë për historinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe sot pranë shtatorës së heroit të kombit, Zahir Pajazitit dhe tek varrezat e dëshmorëve në kryeqytet. Ai ka thënë se kujtimi e përkujtimi për dëshmorët e kombit është respekti ynë për historinë.

Sot, është dita e dëshmorëve në Prishtinë. Sot, ne si deputetë, aktivistë e qytetarë bëmë nderime para shtatores së Zahir Pajazitit dhe do të vazhdojmë më pas tek varrezat e dëshmorëve në kryeqytet. Kujtimi e përkujtimi për dëshmorët e kombit është respekti ynë për historinë. Duke i nderuar dëshmorët, ne, në të njëjtën kohë, kemi të ardhme më të sigurt, për shkak se nderimi për ata që dhanë jetën për lirinë e popullit e për çlirimin e vendit është detyrë e jona kombëtare, shoqërore e qytetare.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …