Albin Kurti: NATO duhet të qëndrojë në Kosovë, për të ruajtur sigurinë, sidomos pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Albin Kurti: NATO duhet të qëndrojë në Kosovë, për të ruajtur sigurinë, sidomos pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Në një konferencë të përbashkët për mediat me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz,  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë, për të ruajtur sigurinë e shtetit, sidomos me klimën e krijuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. “Duke pasur parasysh lidhjet e Serbisë me Rusinë, konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Kemi nevojë për NATO-n në Kosovë, deri atëherë kur Kosova të futet në NATO. Ai  kërkoi Kancelarit gjerman, që të udhëheqë vendet e Ballkanit Perëndimor në vijimin e Procesit të Berlinit. Kurti, i cili është shprehur disa herë kundër Ballkanit të Hapur, theksoi edhe një herë se qeveria e tij është e përqendruar vetëm Procesi i Berlinit. Kosova u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të nënshkruajnë marrëveshjet nga të cilat do të përfitojnë qytetarët. Presim që Procesi i Berlinit të vijojë nën udhëheqjen tuaj. Në këtë kohë të pasigurisë mbështetja gjermane do të na ndihmonte edhe më shumë në prezantimin e mundësive për investitorët e huaj”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …