Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se në të gjitha takimet që kanë pasur me ndërkombëtarët, u është kërkuar që të arrihet marrëveshja me LDK-në, por sipas tij, ndërkombëtarët nuk bëjnë trysni për elementet e marrëveshjes në mes dy partive. Ai ka thënë se për ndarjen e ministrive dhe të gjitha çështjet e marrëveshjes do të diskutojnë në procesin e bisedimeve. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm sepse ditët po shkojnë, por duhet ta kuptoni që nuk mund të mbajmë seancë para datës 26 dhjetor dhe kjo nuk ka qenë në dorën tonë, është presidenti aktual ai i cili ka shfrytëzuar maksimalisht ditët për të caktuar seancë, ka mundur të caktojë më herët, e ka caktuar ditën e fundit të mundshme, 26 dhjetorin, ne i kemi këto ditë tash që ta përmbyllim marrëveshjen tonë, po e theksoj, vullneti, dëshira, votimi i qytetarëve e bënë marrëveshjen tonë më shumë se sa të nevojshme, tash është e pamundshme mos të kemi takime, marrëveshja besoj që është e mundshme por këtë gjë duhet të ia lëmë procesit të bisedimeve, procesit të negociatave”, ka thënë Kurti, para mediave.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …