Albin Kurti

Albin Kurti: Njerëzit kanë shpresë te Qeveria ime andaj po shpenzojnë më shumë

Në një bisedë  me ministrin e jashtëm të Polonisë dhe kryesuesin e OSBE-së, Zbigniew Rau, Albin Kurti ka folur për gatishmërinë e njerëzve  në Kosovës që të shpenzojnë më shumë,  kur ata janë në situatë shprese, sepse më besojnë mua dhe Qeverisë sime. Deklarata e Kurtit vjen në një kohë të rëndë ekonomike për qytetarët dhe bizneset, me normën e inflacionit, sipas matjeve për muajin qershor nga ASK, prej 14 për qind. “Kur njerëzit kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, dhe kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri kanë më shumë gatishmëri që të paguajnë taksa”, citohet të ketë thënë Kurti në mungesë të theksuar të seriozitetit, kur dihet mirë se sa janë rritur çmimet, ndërsa pagat kanë mbetur po ato.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …