Kurti

Albin Kurti: Serbia nuk na urren vetëm pse jemi shqiptarë, por urren edhe të tjerët pse nuk janë serbë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk na urren neve pse jemi shqiptarë, por urren edhe të tjerët pse nuk janë serbë. Para një shekulli, shkruan Kurti, gjashtë vjet pasi e pushtoi Kosovën, me të mbaruar Lufta e Parë Botërore, Serbia e aneksoi Vojvodinën. Jugosllavia e Parë ishte monarki dhe u formua si platformë për Serbinë e Madhe. “Ku është një serb, aty është Serbi” nuk paraqiste analizë faktesh por projekt hegjemonik. Andaj nisi kolonizimi i hapësirës së ish Jugosllavisë përmes popullimit me serbë dhe shpronësimit të të tjerëve. Serbia nga Kosova ka dëbuar shqiptarë për Turqi, por edhe nga Vojvodina ka dëbuar gjermanë e hungarezë. Pra, Serbia nuk na urren vetëm neve pse jemi shqiptarë, por edhe të tjerët pse nuk janë serbë”, ka shkruar Kurti në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …