Albin Kurti

Albin Kurti: Të gjithë ne që kemi punuar në zyrën e Adem Demaçit gjatë luftës, jemi regjistruar si veteranë të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës  Albin Kurti ka thënë se pasi ka punuar në zyrën e Adem Demaçit, në Prishtinë  gjatë luftës në Kosovë është regjistruar si veteran. Unë kam punuar në Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të UÇK-së Adem Demaçit dhe të gjithë ne që kemi punuar aty kolektivisht u patëm regjistruar dhe me këtë rast dua të theksoj se as atë kompenzimin si ish i burgosur politik e as këtë për kontributin në luftën çlirimtare nuk e kam pasur as nuk e kam ndërmend t’i marr”, ka thënë Kurti. Veteranët e luftës së UÇK-së kanë protestuar të hënën para Kuvendit të Kosovës për mos-përfshirjen e tyre si kategori në ngritjen e pagës minimale.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci pas takimit me gjeneralët amerikanë: SHBA – partnere strategjike dhe mike e përhershme e Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim dy përfaqësues të …