Albin Kurti: Tërhoqëm edhe 25% të policëve në veri, po zbatojmë marrëveshjen e Bratislavës

Albin Kurti: Kemi tërhequr edhe 25% të policëve në veri, po zbatojmë marrëveshjen e Bratislavës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga sot filloi zvogëlimi edhe për 25% të tjera i pranisë së policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri të vendit. Ai tha se kjo vjen pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë nga mbledhja që pardje mbajtën drejtues të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in. Kryeministri tha se përmes këtyre vendimeve janë duke e vënë në zbatim marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së që u arrit në Bratislavë për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Flakadanët e lirisë në Gllogjan, mesazhi i Dukagjinit para verdiktit të Hagës: “Çlirimtarët nuk janë vetëm”

Gllogjani është bërë të dielën një tjetër pikë e mobilizimit publik në prag të shpalljes …