Kryeministri Albin Kurti para tri ditësh tha se kryeministrat e republikave demokratike nuk formojnë asociacione komunash meqë kjo duhet të vijë nga vetë komunat. Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen, bashkëpunojnë e kështu me radhë. Ne tanimë e kemi një asociacion të komunave. Nëse dikush e dëshiron edhe një asociacion tjetër atëherë kjo duhet të vijë nga komunat. Por, një deklaratë ndryshe e bëri Fitore Pacolli. Sipas saj, Qeveria është ajo që duhet ta shkruajë këtë draft. Ne mendojmë se draftin të cilin duhet ta diskutojmë dhe ta implementojmë duhet me qenë draft që shkruhet prej Qeverisë së Kosovës, pra draft në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin për qeverisje lokale. Pacolli tha gjithashtu se Asociacioni, i cili është përfshirë në aneksin e arritur të marrëveshjes në Bruksel edhe në Ohër, nuk nënkupton një asociacion, i cili do t’iu japë kompetenca ekzekutive komunave.
Kontrolloni gjithashtu
Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …