Albin Kurti thotë se Hashim Thaçi, duhet të japë dorëheqje, në të kundërtën do të shkarkohet

Albin Kurti thotë se Hashim Thaçi, duhet të japë dorëheqje, në të kundërtën do të shkarkohet

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se me qeverinë e re vendi duhet të ketë edhe një president të ri. Duke folur në lidhje me kryetarin aktual të Kosovë,  Hashim Thaçi, Kurti ka thënë se ai duhet të japë dorëheqje, në të kundërtën do të shkarkohet. Po ashtu Kurti tha se për pjesëmarrjen në takimin e Durrësit, duhet ta pyesë kabinetin e ri qeveritar, si edhe biznesin. Ai  personalisht,  u shpreh  kundër Mini-Shengenit Ballkanik. Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se marshimi i paralajmëruar nga Vetëvendosja për 28 nëntor në Tiranë, është lajthitje, Kurti tha se  bësh aktivitete publike për bashkim, kjo është  detyrë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kapje brutale e shtetit: Dosja e Mujkës tregon se si pushteti ndërhyri për të dhunuar ligjin dhe konkurrencën

Bisedat e zbardhura nga telefoni i Faruk Mujkës përbëjnë një aktakuzë të rëndë morale dhe …