Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti: Zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, ne presim që dënimi të jetë maksimal

Kryeministri Albin Kurti, duke folur në konferencën rajonale, bashkë-organizim i Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Presidencës, me temën “Të bashkuar kundër dhunës”, se zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi dhe presim që dënimi të jetë  maksimal. Po punojnë në krijimin e një mjedisi ligjor të fuqishëm kundër dhunës me bazë gjinore, duke plotësuar dhe ndryshuar kodin e procedurës penale, duke ashpërsuar masat për kryesit e veprave penale të dhunimit, dhunimit seksual dhe të dhunës në familje. Në të njëjtën kohë, ai ka thënë se është përmirësuar qasja në shërbime sociale duke i ngritur mbështetjen për këto shërbime dhe duke siguruar qëndrueshmëri financiare për strehimoret e të mbijetuarave të dhunës në familje, përmes rritjes së buxhetit dhe linjës së veçantë buxhetore për to. Megjithëkëtë, kryeministri shtoi se ka nevojë që i tërë sistemi i drejtësisë t’i bëjë prioritet trajtimin e rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave, dhe të japë dënime meritore për dhunuesit, për kriminelët.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …