Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Vetëvendosja iu ka kundërpërgjigjur deklaratave të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili ka thënë  kryeministri kalon fillimisht në zyrat e LDK-së. Madje shkruante se asnjë parti në Kosovë nuk mund ta formojë e vetme Qeverinë, duke i dërguar kështu mesazh të qartë kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurti. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, në një përgjigje të shkurtër ka thënë se kryeministri është vendosur më 6 tetor, që sipas saj do të jetë Albin Kurti. Haziri nuk e kishte lënë me kaq me komentet e tij ndaj Vetëvendosjes duke iu kundërpërgjigjur një komentuesi, ai ishte shprehur i gatshëm që Vetëvendosjen ta sfidojë edhe një herë në zgjedhje

Kontrolloni gjithashtu

Asnjë politikan nuk do të flasë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

Marshi “Drejtësi, jo politikë”, i cili mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë …