Albulena Haxhiu: Më nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA, Hoti i barazuar të pagjeturit dhe të zhvendosurit

Albulena Haxhiu: Më nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA, Hoti i ka barazuar të pagjeturit dhe të zhvendosurit

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka folur për të zhdukurit dhe të të zhvendosurit cila është pjesë e zotimeve të marrëveshjes në Uashington. Ajo ka thënë se në këtë marrëveshje barazohen të pagjeturit dhe të zhvendosurit. Haxhiu ka thënë se sa i përket të zhvendosurve Kosova asnjëherë s’ka qenë kundër dhe u ka mundësuar kthimin të gjithë atyre që kanë dëshiruar. Deputetja e kësaj partie, njëherit edhe e mbijetuar e luftës, Saranda Bogujevci tha së të gjithë familjarët e të pagjeturve kanë të drejtë të dinë për fatin e tyre, siç është rasti edhe me veprimtarin Ukshin Hotin. Ajo ka thënë duhet të ngritet kapacitet shtetërore në disa aspekte siç është digjitalizimi i të dhënave, ngritja e stafit të komisionit qeveritarë për të pagjeturit etj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …