Aleanca Kosovare e Bizneseve ka kritikuar reagimin e ATK-së për digjitalizimin e fiskalizimit

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj sqarimeve të Administratës Tatimore të Kosovës lidhur me procesin e digjitalizimit të arkave fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë. Në reagim thuhet se disa çështje mbeten të paqarta, duke përfshirë kostot reale për bizneset dhe vendimet e Ministrisë së Financave. “Është mirë që ATK-ja e rithekson atë që e ka thënë z. Kestrim Kumnova që është institucion ekzekutiv prandaj nuk ka të drejt të shtyjë përpara procesin e digjitalizimit të fiskalizimit pa vendim të Ministrisë së Financave. E siç e dini, vendimin e Ministrisë e ka hedhur poshtë Gjykata Supreme. Tjetra, në këtë reagim nuk ka sqarime për koston prej 20 eurosh që e ka dhënë Drejtori i ATK-së. Çdo përmendje e shumave konkrete ka pasur qëllim ilustrues, mirëpo ka shumë dallim 20 euro prej 600 apo 700 sa mund t’i kushtojë një biznesi digjitalizimi. Ka shumë kundërthënie në këtë reagim, për çka do të dalim me detaje gjatë javës së ardhshme,” thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Hoxha: Procesi zgjedhor është duke vazhduar pa asnjë incident deri më tani

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se procesi zgjedhor është …