Brickos

Vuçiq

Aleksandar Vuçiq: KFOR-i duhet ta mbrojë pakicën dhe të mos lejojë maltretime e ngacmime ndaj serbëve

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ia ka përkujtuar KFOR-it se u dashka ta mbrojë pakicën serbe  dhe të mos lejojë maltretime e ngacmime ndaj tyre, në rast të kundërt ai paralajmëron mbrojtje nga Serbia.  Unë e kuptoj që kemi nënshkruar një marrëveshje në vitin 2011 dhe duhet ta respektoj atë, por edhe të tjerët duhet të kuptojnë se për arsye të panjohura për mua, po bëjnë lojë luftë. Në Kosovë çdo ditë do ta ndalin rrymën dhe hajde të shohim të ndihmojmë, për të kursyer të paktën 5-10 ditë. Ndërprerjet do t’i vrasin njerëzit, do të shkatërrojnë pajisjet shtëpiake. Nëse mund të japim rrymën kur e kemi, le ta japim, e jo të thoni se Vuçiq nuk është i gatshëm për normalizim. Le t’i quajmë gjërat me emrin e vërtetë, Vuçiq nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën, dhe ky është normalizim për ta”, ka deklaruar kreu i shtetit serb. Ai gjithashtu shtoi se duan t’i zgjidhin problemet mes serbëve dhe shqiptarëve. “Por jo, kur unë  them se nuk do ta njoh Kosovën, del se  menjëherë jam kundër normalizimit. Shikoni çfarë shkruajnë disa media botërore, çfarë gënjeshtra thonë, ka nënvizuar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …