Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel

Aleksander Vuçiç, thotë se po angazhohet për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiç, thotë se ai angazhohet për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve. “Unë jam në favor, dhe kjo është politika ime, për ndarjen me shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atë dhe çfarë kujt i përket, është gjithmonë një burim i konflikteve të mundshme”, tha ai, duke nënvizuar se “nuk e fsheh një synim të tillë”, por, nuk dihet nëse këtë do ta pranojë populli serb apo jo dhe, nëse do të ketë sukses, kjo nuk varet vetëm nga Serbia. “Duhen dy veta për tango”, tha ai. Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e  Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e Kosovës Lindore, një rajon me Kosovën. Serbia është zotuar se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve. Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …