Aleksis Tsipras ka deklaruar se kurrë nuk ka ekzistuar kombi maqedonas

Aleksis Tsipras ka deklaruar se kurrë nuk ka ekzistuar kombi maqedonas

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë për gazetën “Ethnos”ka deklaruar se kurrë nuk ka ekzistuar kombi maqedonas ndërkohë që ka folur se cili do të ishte emri i pranueshëm për qeverinë e tij.  Ndërmjetësi i OKB për emrin, Mattew Nimetz ka deklaruar se asnjëri prej emrave të propozuara nuk cenon identitetin e Maqedonisë, por nuk deshi të zbuloj propozimet e ofruara për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar në mes të Shkupit dhe Athinës. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shpreson se do të gjendet një zgjidhje për emrin. Qeveria e Maqedonisë, të hënën ka shqyrtuar zgjidhjet të cilat Nimic i ka propozuar në Shkup dhe Athinë gjatë takimit të fundit në New York me negociatorët Vasko Nasumovski dhe Adamantios Vassilakis. Sipas mediave maqedonase, si emra të mundshëm janë ofruar: Republika Maqedonia e Re, Republika Maqedonia Veriore, Republika Maqedonia e Epërme, Republika e Vardarit Maqedonia dhe Republika Maqedonia.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …